Pyetje të Shpeshta

Përgjigje për pyetjet tuaja

Nuk e gjetët përgjigjen këtu? Na shkruani direkt — jemi vetëm një mesazh larg.

Zakonisht 2-5 ditë pune nga momenti kur e miratoni historinë. Nëse keni nevojë për më shpejt, duhet të na njoftoni në WhatsApp sa më shpejt të jetë e mundur për të marrë një kohë më të shpejtë dërgese.

Po, sigurisht — kjo është pika kryesore e shërbimit tonë. Na tregoni idenë, temën, emrin dhe hobi-t e personit që merr dhuratën, dhe ne e kthejmë gjithçka në një histori të re, shkruar posaçërisht për të.

Jo. Edhe pse libri personal për fëmijë është shërbimi ynë kryesor, bëjmë kujtime edhe për çifte dhe të rritur — libra kujtimesh për dedikime romantike, albume të gjithë familjes dhe histori miqësie mes të rriturve. Nëse keni një moment që doni ta ktheni në diçka të prekshme, na shkruani.

Pasi plotësoni formularin e porosisë, ju kontaktojmë në WhatsApp ose email për të marrë fotot dhe çdo detaj tjetër që na ndihmon të vizatojmë fëmijën tuaj sa më ngjashëm.

Po. Ju dërgojmë gjithmonë librin për ta parë dhe miratuar, përpara se ta printojmë.

Çmimin final e konfirmojmë bashkë pas miratimit të porosisë. Pagesa bëhet me transfertë bankare ose dorazi, sipas marrëveshjes .

Po, dërgojmë në të gjithë Shqipërinë dhe, me kërkesë, edhe jashtë vendit. Kostoja e transportit llogaritet veç, sipas destinacionit.

Çdo libër ka fëmijën si personazh kryesor. Personazhe të tjerë (motra, vëllezër, shokë ose kafshë shtëpiake) mund të shtohen në varësi të komplksitetit të historisë.

Përpara printimit, ju miratoni çdo detaj. Nëse diçka nuk ju pëlqen, bëjmë ndryshimet e nevojshme pa kosto shtesë, derisa të jeni të kënaqur.

Ende keni pyetje? Na shkruani drejtpërdrejt.